spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
16:19
HomeRajoniShqipëriaIsh-fituesja e Big-ut, konkurron për deputete në zgjedhjet e 11 majit

Ish-fituesja e Big-ut, konkurron për deputete në zgjedhjet e 11 majit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2”, Fotini Derxho, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ajo renditet e para në listën e Partisë Mundësia në Qarkun e Gjirokastrës, por duket se shanset që ajo të futet në Kuvend janë shumë të pakta, për shkak të numrit të vogël të deputetëve që ka ky Qark, ku në zgjedhjet e kaluara rezultati doli 3 mandate për PS dhe 1 për PD-në.

- Advertisement -

Me origjinë nga Lazarati i Gjirokastrës, Fotini Derxho një pjesë të jetës së saj e ka kaluar në emigrim dhe më pas vendosi t’i hyjë spektaklit të televiziv përmes Big Brother.

- Advertisement -

Ajo mori pjesë dhe fitoi në “Big Brother Albania 9”, dhe më pas do të konkurronte sërish në Big Brother Albania VIP 2.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat