spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
23:46
HomeKulturëZonat arkeologjike “A” dhe “B” të Lezhës shpallen “Pasuri Kulturore të Paluajtshme”

Zonat arkeologjike “A” dhe “B” të Lezhës shpallen “Pasuri Kulturore të Paluajtshme”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli i Ministrave deklaroi “Pasuri Kulturore të Paluajtshme” zonat arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Lezhës, sipas hartës së zonifikimit dhe koordinatave gjeografike të përcaktuara.

Gjithashtu u miratua plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave dhe u ngarkua Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”.

- Advertisement -

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor u ngarkua të publikojë hartat e qendrës historike dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.

Me këtë vendim, shfuqizohet vendimi nr.728, datë 1.9.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Lezhës, ndërkohë që për zbatimin e këtij vendimi u ngarkuan Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Lezhë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat