spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
14:59
HomeKosovaPrishtinaNë Prishtinë u inaugurua sheshi i ri, “Erhard Busek”

Në Prishtinë u inaugurua sheshi i ri, “Erhard Busek”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Prishtinë është inauguruar një shesh i ri. Bëhet fjalë për sheshin “Erhard Busek”, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në inaugurim mori pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se vendimi për emërimin e këtij sheshi u mor në unanimitet në Kuvendin Komunal.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "W"

Rama tha se emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon.

- Advertisement -

“Sot, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, inaguruam Sheshin Erhard Busek, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ky vendim u miratua në unanimitet në Kuvendin Komunal, duke treguar vlerësimin e përbashkët për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm”, shkroi Rama.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, redaksi dhe teksti

“Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon. Ai ishte një mik i madh i vendit tonë dhe një zë i fuqishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkan”.

“Me këtë shesh, ne jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës”, shkroi Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat