spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeKosovaHumbja e jetës së tre të rinjve, policia jep detaje

Humbja e jetës së tre të rinjve, policia jep detaje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia ka dal me raport në lidhje me aksidentin tragjik të së shtunës mbrëma, ku tre të rinj humbën jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonin ra në liqenin e Badovcit.

Policia e ka quajtur vet aksident.

- Advertisement -

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Gjilan-Prishtinë / 05.10.2024 – 23:00. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë te liqeni i Badovcit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vet aksident dhe si pasojë e lëndimeve tre persona – viktimat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore, prokurori, njësitë emergjente dhe të kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e forcave të rendit.

Në këtë aksident humbën jetën Shpat Shehu, Rifat Pacolli dhe Ardit Gashi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat