Storm/Drejtësia: Sot në orën 11:00 është paraparë që Gjykata e Apelit të zhvilloj seancën për ish-Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ish-Këshilltarin e tij të Lartë, Eset Berisha, dhe dy të dënuarve te tjerë, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Ata janë akuzuar dhe denuar nga shkalla e parë, për “shkelje ligjore në zgjatjen e kontratës për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
“Kontrata u zgjat për të shmangur një arbitrazh ndërkombëtar, për shkak të vonesave në pagesat nga qeveria paraprake” është insistuar gjithmonë nga ish/Qeveria dhe ish/Kryeministri i saj, Ramush Haradinaj. Prokuroria pretendon se ky veprim ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 53 milionë euro dhe është bërë në kundërshtim me ligjet. Raporti nga Hill International, i kontraktuar për të mbikëqyrur projektin në fjalë, sipas organit të ndjekjes “nuk është marrë parasysh nga të akuzuarit”, të cilët e kanë konsideruar atë të pavërtetë dhe jashtë kompetencave të tij.
Storm do të vazhdojë të informojë mbi zhvillimet e kësaj seance…