spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:52
HomeEkonomiBajrami: Kurti në 2019 tha se rryma duhet të lirohet, por më...

Bajrami: Kurti në 2019 tha se rryma duhet të lirohet, por më 1 prill 2025 do të paguani 15% më shtrenjtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar për çështjen e paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15%.

Bajrami ka kujtuar deklaratën e Kurtit të vitit 2019, kur kishte thënë se çmimi i energjisë elektrike duhet të lirohet meqë është tepër shtrenjtë kur dihet se Kosova fle mbi thëngjill.

- Advertisement -

“Albin Kurti në vitin 2019 ka thënë:“Energjia duhet të lirohet, sepse është tepër e shtrenjtë kur flemë mbi gjithë këtë energji”. Por çfarë ka ndodhur nën qeverisjen e tij? Ngritja më e madhe e çmimit të energjisë në historinë e Kosovës! Tani ZRRE propozon rritje tjetër prej 15% nga 1 Prilli 2025. Çfarë do të thotë kjo për faturat tuaja? Fatura e prillit 2025 për të njëjtën sasi të energjisë do të jetë 15% më e lartë se ajo e prillit të vitit 2024 dhe kjo rritje nuk është e vetmja!”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kurti, Faturat e Energjisë dhe Bizneset ⚡📈

Albin Kurti në vitin 2019 ka thënë:“Energjia duhet të lirohet, sepse është tepër e shtrenjtë kur flemë mbi gjithë këtë energji”.

📌 Por çfarë ka ndodhur nën qeverisjen e tij?

✔️ Ngritja më e madhe e çmimit të energjisë në historinë e Kosovës!

✔️ Tani ZRRE propozon rritje tjetër prej 15% nga 1 Prilli 2025.

💰 Çfarë do të thotë kjo për faturat tuaja?

➡️ Fatura e prillit 2025 për të njëjtën sasi të energjisë do të jetë 15% më e lartë se ajo e prillit të vitit 2024 dhe kjo rritje nuk është e vetmja!

Sepse me vendim të ZRRE-së, KESCO ka nisur procedurat për të detyruar të gjitha ndërmarrjet që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të dalin në treg të hapur.

⚠️ Pse është kjo problem?

Sepse kjo do të thotë rritje e shumfisht e çmimit të energjisë për këto biznese, duke marrë parasysh faktin se pas daljes në treg të hapur, këto biznese do të furnizohen me energji kryesisht nga importi, me tarifa shumë më të larta, pasiqë në bazë të kontratës së privatizimit të distribucionit, KEK-u e ka obligim të furnizojë fillimisht KEDS/KESCO, duke i lënë bizneset në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve të importit.

Pas gjithë kësaj vendimi për ngritjen e tarifave edhe për 15% është krejt absurd, sepse: pasi bizneset e mëdha largohen nga KESCO, kërkesa për energji ulet, që logjikisht duhet të sjellë ulje të tarifave, por ZRRE -ja e abstrahon këtë fakt dhe vendos rritje tjetër të tarifave për 15%!

Sot pyetja është: kujt po i shërbejnë këto politika? 💡

Është kristal e qartë se përfituesit këtu janë vetëm KEDS/KESCO dhe tregtarët e energjisë në krye me Martin Berishajn.

Po qytetarët?👥

  • Ata do të paguajnë 15% më shumë për fatura nga 1 prilli.
  • Ata do të mbulojnë çmimin më të lartë të energjisë për bizneset përmes rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Pra, Qeveria/ZRRE rrit shpenzimet, bizneset rrisin çmimet dhe qytetarët paguajnë më shumë dhe jo vetëm për energji.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat