spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:35
HomeKosovaDrejtësiaUPDATE++: Apeli në pritje të vendimit për 53 milionëshin, çfarë ndodhi në...

UPDATE++: Apeli në pritje të vendimit për 53 milionëshin, çfarë ndodhi në seancën e sotme?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Drejtësi: Pas një procesi të gjatë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku ish-ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ish-këshilltari i tij i Lartë, Eset Berisha dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, u dënuan për “shkelje ligjore në zgjatjen e kontratës për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit”, sot në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për ankesën e të njëjtëve.

Ekipi mbrojtës kërkoi anulimin e aktgjykimit, lirimin nga akuzat ose kthimin e çështjes në rigjykim, duke ngritur pretendime për shkelje të shumta gjatë procesit në shkallën e parë.

- Advertisement -

Ky proces gjyqësor është i lidhur me zgjatjen e kontratës me kompaninë Bechtel&Enka për shkak të vonesave në pagesa nga qeveria e mëparshme.

Si rezultat, buxheti i Kosovës u “detyrua” të paguaj edhe shumën prej 53 milionë eurosh, një shumë që, sipas Prokurorisë, është e lidhur me shkeljet ligjore gjatë procesit të zgjatjes së kontratës.

- Advertisement -

Prokuroria pretendon se veprimi është ndërmarrë pa respektuar dispozitat ligjore dhe raportin e Hill International, një kompani e kontraktuar për të mbikëqyrur projektin.

Në seancën e Apelit, njëri nga të akuzuarit, Eset Berisha vuri në pah kundërthënien midis dispozitivit të gjykatës dhe arsyetimit ligjor në aktgjykim.

Sipas tij, në dispozitiv theksohet se anëtarët e Komitetit Drejtues ndër Ministror-KDNM, kanë marrë vetëm opinionin ligjor të Ministrisë, por jo atë të kompanisë mbikëqyrëse, ndërsa në faqen 145 të aktgjykimit ky fakt mohohet.

Këto dhe pretendime të tjera, e mbështesin kërkesën e mbrojtjes për rigjykim dhe rivendosje, duke nënvizuar mospërputhjet në arsyetimin e aktgjykimit të Shkallës së Parë, argumentohet ndër të tjera nga pala e mbrojtjes.

Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me këtë rast po pritet me interes të lartë, pasi mund të ndryshojë kahjen e këtij procesi të rëndësishëm gjyqësor.

Gjykata e Apelit tani është në fazën e shqyrtimit të ankesës dhe vendimi final pritet të merret nga Kolegji i saj, që do të përcaktojë nëse do të ketë një kthim në rigjykim, do të hudhet poshtë, ose nëse aktgjykimi i mëparshëm do të mbetet në fuqi.

Storm-RKS do të vazhdojë të raportojë për ecurinë e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Apeli “shqyrton ankesën” e ish-zyrtarëve për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat