spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
16:07
HomeRajoniShqipëriaPD proteston kundër mbylljes së TikTok në Shqipëri

PD proteston kundër mbylljes së TikTok në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok në Shqipëri.

Ajo e cilëson këtë si akt censure të fjalës së lirë, një veprim që vjen në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

- Advertisement -

Për dy orë që zgjat tubimi, disa rrugë në kryeqytet janë bllokuar për shkak të tubimit elektoral të PD.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

- Advertisement -

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar qarkullimi i automjeteve, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat