Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Mediat nga vendi fqinj raportojnë se në një diskotekë në orët e hershme të së dielës ka shpërthyer zjarri dhe shkak dyshohet të jenë mjetet piroteknike.
Dyshimet e para janë për 50 të vdekur e shumë të plagosur, por ky numër mund të ndryshoj kohë pas kohë pas përfundimit të gjitha procedurave hetimore.
Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.
“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan. Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, thonë nga Prokuroria.