spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
10:33
HomeKosovaDrejtësiaAlbulena Haxhiu thyen heshtjen e Qeverisë – e quan absurde ndalimin e...

Albulena Haxhiu thyen heshtjen e Qeverisë – e quan absurde ndalimin e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos i dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si absurd dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës,” ka deklaruar Haxhiu.

- Advertisement -

Ajo ka paralajmëruar se për këtë vendim të padrejtë do t’i drejtohet me një letër kryetares së Dhomave të Specializuara. Ky është reagimi i parë zyrtar nga një anëtar i Qeverisë Kurti, që nga ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje, në raport me vendimet e Gjykatës Speciale dhe proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Ky reagim i Haxhiut shënon një moment të rëndësishëm politik, pasi deri më tani ekzekutivi ka qëndruar në heshtje për zhvillimet në Hagë. Mbetet të shihet nëse ky qëndrim do të shndërrohet në një linjë të re politike nga ana e Qeverisë Kurti, apo do të mbetet një reagim i izoluar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat