spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
22:35
HomeBotaNje vit nga konflikti i përgjakshëm, bota e ndarë thellë për paqen...

Nje vit nga konflikti i përgjakshëm, bota e ndarë thellë për paqen mes Izraelit dhe Palestinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Janë bërë një vit që kur izraelitët përjetuan tmerrin nga një sulm shkatërrues i Hamasit, i cili vrau shumë e mori peng numër të madh të izraelitëve dhe lufta në këtë pjesë të botës jo që s’po duket afër përfundimit, por vetëm po zgjerohet.

Sulmi më 7 tetor 2023 grupi i Hamasit, duke shfrytëzuar dështimin e inteligjencës izraelite dhe nga sulmi u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë izraelitë, ndërsa 250 të tjerë u morën peng.

- Advertisement -

Që atëherë, kundërpërgjigjia e Izraelit u ka shkaktuar shkatërrime të pallogaritshme palestinezëve në Gaza.

Llogaritet që deri më tani rreth 43,000 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

- Advertisement -

Pjesa më e madhe e Gazës është kthyer në gërmadha ndërkohë që palestinezët akuzojnë Izraelin për gjenocid.

Sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite rreth Gazës dhe fushata e pamëshirshme e Izraelit si kundërpërgjigje kanë destabilizuar rajonin e Lindjes së Mesme, pasi luftimet janë përhapur edhe në Liban.

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe pushtimi tokësor izraelit në Liban ka rritur frikën për një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Iranit.

Derisa lufta vetëm sa po zgjerohet, politika botërore mbetet thellësisht e ndarë rreth të ardhmes së këtij rajoni.

Një pjesë mbështetë Izraelin, tjetra Palestinën.

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund dhimbjes”, derisa e quajti një “përvjetor të zi” dhe për palestinezët “të cilët e lanë Hamasin të sjellë shkatërrim dhe vdekje si për Izraelin ashtu edhe për Gazën”.

Presidenti amerikan shprehu keqardhjen për civilët e vdekur, mes të cilëve 46 qytetarë ishin të Shteteve të Bashkuara.

Biden ritheksoi se Izraeli nuk është vetëm dhe nuk do të jetë kurrë vetëm dhe u kujdes të “zbusë” reagimin e shkaktuar nga deklaratat e fundit të Kamala Harris, e cila ka shprehur hapur kundërshtime për mënyrën se si Izraeli po vepron në Gaza, si dhe në Liban.

Joe Biden iu referua edhe çështjes së pengjeve të cilët janë ende në duart e Hamasit në Gaza, duke theksuar se ai personalisht dhe qeveria e tij nuk do të ndalojnë përpjekjet për lirimin e tyre.

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “zemrat tona janë gjithashtu me komunitetet hebraike në mbarë botën”.
“Në këtë përvjetor tragjik, dua të nderoj kujtimet e viktimave”, tha ajo në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se BE-ja qëndron me të gjithë njerëzit e pafajshëm, jetët e të cilëve janë shkatërruar deri në palcë që nga ajo ditë fatale.

Von der Leyen përsëriti thirrjen e BE-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ajo gjithashtu premtoi ndihmë financiare për popullin palestinez dhe për Libanin.

I ashpër me Izraelin në këtë përvjetor ishte presidenti turk, Taip Erdogan, duke i dërguar mesazhe kërcënuese këtij vendi.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon. Këtu dhe për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht. Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë”, tha Erdogan.

Sipas presidentit turk, “njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit”.

Në një postim të shkurtër të shkruar në arabisht, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se operacioni ‘Al-Aksa Flood’ (siç e quajti Hamasi pushtimin e Izraelit) e ktheu regjimin sionist 70 vjet mbrapa.

Drejtoresha Ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët- UNICEF, Catherine Russell, paralajmëroi se lufta në Rripin e Gazës do të ketë pasoja afatgjata për fëmijët që kanë pësuar humbje të njerëzve të dashur, zhvendosje dhe janë përballur me mungesa e vazhdueshme e ushqimit dhe ujit.

“Nëse e shikoni Gazën me sytë e një fëmije, është ferr”, tha Russell.

Ajo theksoi se fëmijët në Gaza do të traumatizohen nga lufta për vite me radhë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat