Njësiti FAST Kosova, konkretisht zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë arrestuar një shtetas turk me iniciale E.S, i kërkuar nga INTERPOL-i.
Sipas policisë, i arrestuari ishte kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia, pasi i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për prostitucion.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.



