spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:36
HomeRajoniProtesta e dhunshme në Tiranë, procedohen penalisht tre zyrtarë të lartë të...

Protesta e dhunshme në Tiranë, procedohen penalisht tre zyrtarë të lartë të opozitës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ditë pas protestës së opozitës, policia ka dërguar për ndjekje penale, tre zyrtarë të lartë të PD-së.

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli, akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

- Advertisement -

Në njoftimin e policisë thuhet se janë arrestuar shtetasit: Xhevahir Rrushi, 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

Procedoi në gjendje të lirë shtetasit; F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

- Advertisement -

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotovi, mbi punonjësit e Policisë dhe objektet e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 persona pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat