spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:41
HomeBotaFillojeni ditën të informuar – njihuni me zhvillimet kryesore ndërkombëtare!

Fillojeni ditën të informuar – njihuni me zhvillimet kryesore ndërkombëtare!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në vijim, edicioni i lajmeve ndërkombëtare:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se një armëpushim i pjesshëm do të duhet të monitorohet nga SHBA. Roman Pilipey/Agjencia France-Presse

Zelensky pranon armëpushimin për objektivat energjetike në Ukrainë

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pranuar dje propozimin e Rusisë për një pauzë 30-ditore të sulmeve ndaj objektivave energjetike, si hap drejt një armëpushimi më të gjerë.

Marrëveshja u arrit gjatë një telefonate mes Zelenskyt dhe Presidentit amerikan, Donald Trump. Trump e përshkroi bisedën si “shumë të mirë,” ndërsa Zelensky e cilësoi atë si “pozitive, shumë përmbajtësore dhe të sinqertë,” duke theksuar falënderimin për mbështetjen amerikane.

- Advertisement -

Dy liderët biseduan një ditë pasi Trump zhvilloi një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo ishte telefonata e parë mes Trump dhe Zelenskyt, që nga takimi katastrofal në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Presidenti Trump gjithashtu hodhi idenë që SHBA-ja të merrte nën kontroll centralet energjetike të Ukrainës—një propozim që ekspertët ukrainas të energjisë e konsideruan si jopraktik. Shtëpia e Bardhë njoftoi se ekipet negociuese do të takohen në Arabinë Saudite në ditët në vazhdim, për ta zgjeruar pauzën edhe në Detin e Zi, duke synuar një armëpushim të plotë.

Hapat e ardhshëm: Zelensky kërkoi monitorimin amerikan të marrëveshjes dhe tha se Ukraina do të hartojë një listë objektesh që duhet të mbrohen. “Vetëm fjala e Putinit nuk mjafton,” tha Zelensky. “Lufta na ka bërë njerëz praktikë.”

Analizë: Pjesa më e madhe e asaj që Putini pranoi në bisedën me Trump u paraqit si lëshim, por në thelb lideri rus nuk dha shumë terren.


Një transportues i blinduar i personelit që po bëhet për eksport në Ukrainë në Mississauga, Ontario, në vitin 2023. Karlos Osorio/Reuters

Kanadaja kthehet kah Evropa në sferën ushtarake

Në kohën kur marrëdhëniet mes Kanadasë dhe administratës Trump janë tensionuar, Kanadaja po zhvillon bisedime për t’u përfshirë në një projekt europian që do të forconte industrinë ushtarake të Bashkimit Evropian. Një marrëveshje e mundshme do t’i mundësonte Kanadasë të prodhonte avionë luftarakë dhe pajisje të tjera ushtarake në fabrikat e saj.

Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney, gjatë vizitave të para jashtë vendit në Paris dhe Londër, e cilësoi Kanadanë si “më europianen mes vendeve jo-evropiane.”

Sfond: Kanadaja historikisht ka qenë kontraktore kryesore ushtarake për SHBA-në. Sipas një raporti të vitit 2022, destinacioni kryesor i pajisjeve ushtarake kanadeze ishte tregu amerikan.

Hapat e ardhshëm: Partneriteti do të marrë vite për të sjellë rezultate. Evropa po kërkon ta fuqizojë industrinë e saj ushtarake pas dobësimit të shkaktuar nga mbështetja masive për Ukrainën dhe dominimi i gjatë amerikan.


Rrënojat nga një sulm ajror në qytetin e Gazës dje. Saher Alghorra për The New York Times

Izraeli avancon në Gaza, tensionohen përleshjet me Hamasin

Forcat izraelite kanë depërtuar më thellë në Gaza, duke marrë nën kontroll pjesë të korridorit strategjik Netzarim, në operacionin më të madh tokësor që pas përfundimit të armëpushimit të brishtë me Hamasin.

Operacioni pasoi bombardimet ajrore masive që filluan të martën, ndërkohë që Hamasi ende nuk ka reaguar ushtarakisht. Ndërkohë, mijëra protestues izraelitë në Jerusalem kanë kërkuar rivendosjen e armëpushimit.

Jemeni: Presidenti Trump kërcënoi militantët Houthi me “shkatërrim të plotë” në rast vazhdimi të mbështetjes nga Irani.


Guerchom Ndebo për The New York Times

Lajme të tjera kryesore:

  • Afrikë: Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda bëjnë thirrje për armëpushim mes forcave kongoleze dhe rebelëve të mbështetur nga Ruanda.
  • Turqi: Autoritetet arrestojnë kryebashkiakun e Stambollit, rivali kryesor i Erdoganit.
  • SHBA: Rezerva Federale vazhdon të mbajë në pauzë shkurtimet e normave të interesit për shkak të pasigurisë ekonomike.
  • Teknologji: BE-ja akuzon Apple dhe Google për konkurrencë të pandershme.
  • Vatikan: Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përmirësuar.
  • Mianmar: Arrestohet lideri i një grupi të armatosur Rohingya në Bangladesh.
  • Meksikë: Qyteti i Meksikos ndalon ndeshjet tradicionale të demave.
  • Britani: Dy persona shpallen fajtorë për vjedhjen dhe shitjen e një tualeti ari 18 karatësh.
  • Klimë: 10 vitet e fundit, më të nxehtat në 200 vite.
  • Brazil: Djali i Jair Bolsonaros kërkon azil politik në SHBA.

storm• Ishin këto lajmet ndërkombëtare për sot.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat