spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:36
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci: SHBA, partner strategjik në forcimin e kapaciteteve ushtarake

Maqedonci: SHBA, partner strategjik në forcimin e kapaciteteve ushtarake

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtet mik dhe partner strategjik, janë element i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

- Advertisement -

Maqedonci, në një postim në Facebook, tha se sot ka takuar gjeneral brigade Chris A. McKinney dhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA në Kosovë, Annu Prattipati.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

- Advertisement -

“Me gjeneral brigade Chris A. McKinney, Zëvendësdrejtor i Partneritetit, Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në Masë të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM) që sot kisha nderin ta pres në takim së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA në Kosovë, Annu Prattipati, diskutuam për gjendjen e sigurisë në vend, ndërsa e njoftova për të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim, rritjen e kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve shtet më shtet, ku partner strategjik shohim ShBA-të, dhe veçanërisht zhvillimin e industrisë së mbrojtjes”, shkruan Maqedonci në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, Zyra Ovale dhe teksti

Ai tha se duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK-së dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, gjeneralit Kinney i ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore, “ndërsa të dy u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat