spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:17
HomeEkonomiDhTIK përfundon me sukses Konferencën Rajonale të ESG

DhTIK përfundon me sukses Konferencën Rajonale të ESG

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbi 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova, zyrtarë të institucioneve qendrore, atyre lokale, përfaqësues ambasadash të akredituara në vendin tonë, biznese nga të gjitha vendet e lartpërmendura dhe zyrtarë të institucioneve arsimore, u bashkuan në Prishtinë në konferencën rajonale për standardet e ESG.

Kjo ngjarje u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, me mbështetje të Komisionit Evropian përmes Fondit të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Ky projekt synon të avancojë parimet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) në të gjithë komunitetin e biznesit të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i bordit së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi tha se kjo konferencë shënon një moment kyç për zhvillimin e mundësive të reja për kompanitë në përgjithësi.

- Advertisement -

Sipas tij, standardet ESG janë një domosdoshmëri për të ecur përpara dhe për të qëndruar konkurrues në tregun global.

Derisa shprehu mirënjohje për mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor, Krasniqi potencoi se përmbyllja me sukses e këtij projekti të rëndësishëm me shtetet e tjera, është dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm kur forcat bëhen bashkë.

“Konferenca rajonale për standardet ESG që po mbahet sot në Prishtinë shënon një moment kyç për zhvillimin e mundësive të reja për kompanitë tona në përgjithësi. Në një botë ku sfidat globale si ndryshimet klimatike, pabarazia sociale dhe transparenca e qeverisjes, janë më të rëndësishme se kurrë, standardet ESG nuk janë më një zgjidhje. Ato janë një domosdoshmëri për të ecur përpara dhe për të qëndruar konkurrues në tregun global. Ne si dhomë e Tregtisë dhe Industrisë Kosovës jemi krenarë që së bashku me partnerët nga rajoni, po përmbyllim me sukses këtë projekt të rëndësishëm për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky bashkëpunim është dëshmi e fuqisë së veprimit të përbashkët dhe ndikimit të jashtëzakonshëm që mund të arrijmë kur t’i bashkojmë forcat…Bizneset mbeten shtylla kryesore e këtij rrugëtimi dhe falë këtij bashkëpunimi kemi arritur t’i zhvillojmë kapacitete e bizneseve tona duke na ndihmuar të marrim hapa të sigurt drejt një tregu më të gjerë dhe më konkurrues”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, menaxherja për Fondin e Ballkanit Perëndimor, Dafina Beqiri theksoi se skema e këtyre granteve po shënon sukses në vazhdimësi.

Sipas saj, organizimi i kësaj konferencë nga DhTIK, jo vetëm që ka krijuar partneritet me vende të rajonit, por u ka ofruar edhe organizatave të tjera, mundësi për zhvillim të biznesit dhe krijimin e vendeve të punës.

“Kjo skemë e granteve ka shënuar një sukses të mëtutjeshëm. Sepse fondi përkrah projekte që janë në partneritet me organizata tjera që vijnë nga rajoni. Këtë herë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka krijuar partneritet vetëm me më shumë partnerë nga rajoni, por ka afruar edhe organizata të reja të cilave iu ka ofruar mundësi më shumë se si të zhvillohet biznesi dhe standardet për një biznes i cili ofron më shumë vend të punës. Për neve është shumë kënaqësi e madhe që të bashkëpunojmë me DHTIK-un por njëkohësisht të vazhdojmë edhe me përkrahjen e projekteve që jo vetëm në Kosovë por gjithë rajonin. Që sa herë që mblidhemi bashkë, që sa më shumë të kemi tema të përbashkëta që e qojnë rajonin përpara dhe na afrojnë më Bashkimin evropian”, theksoi Beqiri.

Në kuadër të organizimit, kryetari i Kuvendit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Hamdi Malushaj ndau mirënjohje për partnerët e pranishëm në këtë konferencë.

Ndërkohë janë mbajtur edhe tri panele me pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni, ku janë diskutuar temat: Bashkëpunimi Rajonal ESG – Forcimi i Përpjekjeve Ndërkufitare, ESG në praktikë – Zbatimi i biznesit dhe Bashkëpunimi ndër sektorial për ESG.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat