Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve, duke lejuar futjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare të Merdares.
Përmes një reagimi në Facebook, BE-ja tha se tregtia e lirë e mallrave në tërë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s “është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”.
“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve”, thuhet në njoftim.
Këtë vendim e kanë mirëpritur të hënën edhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.