spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:31
HomeEkonomiÇmimet rriten në prag të festës së Bajramit

Çmimet rriten në prag të festës së Bajramit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Perimet shënojnë rritje të ndjeshme të çmimeve, ndërsa konsumatorët dhe tregtarët japin qëndrime të ndryshme mbi situatën.

Në fillim të këtij muaji, qytetarët janë alarmuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazë, një dukuri e zakonshme para festave dhe kremtimeve të rëndësishme.

- Advertisement -

Së fundmi, çmimet e perimeve kanë shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me disa javë më parë. Megjithatë, çmimet e produkteve ndryshojnë ndjeshëm midis marketeve dhe Tregut të Gjelbër.

“Çmimet nuk janë edhe të shtrenjta në krahasim me qendrat tregtare ose me marketet; çmimet janë më të lira. Çmimet për shembull varirojnë, janë kështu: domatet që eksportohen nga jashtë janë pak më të shtrenjta, po ashtu edhe specat djegës. Përndryshe, të tjerat që janë vendore kanë çmime shumë të volitshme”, tha Shaban Bislimi, tregtar.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, konsumatorët kanë mendime të ndryshme rreth çmimeve në tregje.

“Nuk e di, sepse nuk bëj krahasime me markete, nuk e di si janë çmimet. Për sende të freskëta, vjen këtu njeriu sepse nëpër markete janë krejt sendet të mbështjellura. Këtu i gjen hudhrat e katundeve që janë të freskëta, në markete i gjen hudhrat e mbështjellura të Kinës që janë nisur para 6 muajve”, tha për RTK, Fatmir Makolli, konsumator.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e perimeve janë rritur me 28% në baza vjetore, ndërsa çmimi i pemëve është rritur me 1.4%. Krahasuar me muajin e kaluar, çmimet e perimeve kanë pësuar rritje prej 5.2%, ndërsa në nivel vjetor kjo rritje arrin në 2.5%. Për pemët, lëvizjet e çmimeve janë më të lehta, me një ulje vjetore prej 1.8 %.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat