Një studim i ri i botuar këtë muaj në revistën Nutrients, zbuloi se pjesëmarrësit që hanin një vezë në ditë, kishin shanse më të ulëta për të zhvilluar demencë, krahasuar me ata që hanin vezë në baza javore ose mujore.
“Vezët janë ushqim i pasur me lëndë ushqyese dhe një burim i mirë i kolinës, folatit, vitaminës D, jodit, vitaminave B dhe proteinave me cilësi të lartë”, shkroi autori kryesor i studimit Precious Igbinigie, MPH, studiues në shëndetin dhe mirëqenien në Universiteti i Wolverhampton në Angli.
“Efekti mbrojtës i konsumit të përditshëm të vezëve kundër demencës tek të rriturit e ata të moshuar, mund t’i atribuohet pranisë së komponimeve bioaktive dhe shumë lëndëve ushqyese të tjera si proteina me cilësi të lartë, acide yndyrore të pangopura dhe vitamina”.
Igbinigie dhe ekipi i tij hulumtues u përqendruan në popullatën kineze, sepse vendi ka numrin më të madh të njerëzve me demencë në botë, dhe marrja e vezëve për kokë banori është dyfishi i mesatares së botës.
Në krahasimin e rrezikut të demencës, shkencëtarët kategorizuan zakonet e pjesëmarrësve të ngrënies së vezëve si jokonsumuese, një vezë në muaj, një vezë në javë, një vezë në ditë, ose dy në ditë ose më shumë.
Analiza zbuloi se sa më pak vezë të hante një person, aq më i lartë ishte rreziku i demencës.
Krahasuar me ata që hanin një vezë çdo ditë, ata që hanin vezë javore kishin 1.76 herë më shumë gjasa të kishin demencë, ndërsa ata që hanin një vezë në muaj ishin më shumë se 4 herë më shumë gjasa për të pasur demencë.
Këto gjetje vijnë vetëm disa muaj pasi një hulumtim që përfshinte më shumë se 1000 të rritur të moshuar tregoi se ngrënia e më shumë se një veze në javë mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e zhvillimit të demencës së Alzheimerit.
Pse vezët forcojnë trurin?
“Meqenëse vezët në përgjithësi kanë një profil të shkëlqyeshëm ushqyes, marrëdhënia e vërejtur midis konsumit të vezëve si pjesë e një diete ushqyese dhe gjasave të reduktuara të demencës nuk ishte veçanërisht befasuese”, thotë Elizabeth Mills, ndihmësdrejtoreshë e sektorit tw zbulimit tw medikamentit pwr parandalimin e Alzheimerit në Fondacionin Discovery.
Ajo theksoi se pjesëmarrësit që hanin rregullisht vezë gjithashtu prireshin të hanin ushqime të tjera të pasura me lëndë ushqyese si mishi, perimet dhe frutat.
Vezët përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese të lidhura me shëndetin e trurit që janë në një formë që është e lehtë për trupin për t’u absorbuar dhe përdorur, sipas Dr. Mills, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim. Kjo mund të shpjegojë pse vezët në veçanti mund të ulin rrezikun e demencës.
A nuk janë vezët e dëmshme për shëndetin e zemrës?
Në të kaluarën, mjekët kanë paralajmëruar se vezët mund të jenë të këqija për shëndetin e zemrës për shkak të niveleve të larta të kolesterolit në të verdhat e tyre, gjë që mendohej se rriste rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ky mendim ka ndryshuar kryesisht me kalimin e kohës, dhe studimet e fundit të mëdha kanë zbuluar se kolesteroli në një vezë në ditë është i sigurt për shumicën e njerëzve.