Pas Prishtinës, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka shkuar dje edhe në Serbi.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, u ka thënë mediave se Sorensen po zhvillon vizitën e parë në Beograd dhe do të jetë atje edhe gjatë të mërkures.
E pyetur për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun, Hipper ka thënë se “BE-ja bashkëpunon me gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në”.
Ajo ka thënë se ka kontakt me administratën e re amerikane, por nuk ka hyrë në detaje.