spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:01
HomeInteresanteÇka ishin dritat që u shfaqën në qiell edhe në Kosovë?

Çka ishin dritat që u shfaqën në qiell edhe në Kosovë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shfaqja e disa dritave në qiell, u pa në shumë vende të botës dhe ngjalli shumë kërshëri, shumë pyetje e mjaftueshëm debat se çka mund të jenë.

Dikush pretendoi se kjo mund të ishte një shenjë nga Zoti për t’i treguar njerëzimit se ai ekziston apo ka sjellë një porosi.

- Advertisement -

Kishte të tjerë që aludonin se bëhej fjalë për fenomene jashtokësore, që ndryshe i njohim me shkurtesën UFO.

Por, Met Office, shpjegoi në një postim në X se fenomeni ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga tymi i ngrirë i shkarkimit nga raketa SpaceX Falcon 9 e Elon Musk.

- Advertisement -

“Shtylla e ngrirë e shkarkimit të raketës duket se rrotullohet në atmosferë dhe reflekton dritën e diellit, duke bërë që ajo të shfaqet si një spirale në qiell”.

Këto spirale formohen kur karburanti i raketës i hedhur nga fazat e sipërme me rrotullim të shpejtë të Falcon 9, ngrihet në hapësirë ​​menjëherë për shkak të lartësisë.

Rrotullimet e ngrira më pas reflektojnë dritën e diellit drejt Tokës, gjë që i bën ato të dukshme në qiellin e natës.

Raketa Falcon 9 u lëshua në Florida rreth orës 17:50 (13:50 me orën lokale) të hënën në një mision të klasifikuar të qeverisë amerikane.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat