spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
10:37
HomeSiguriaPoliciaPlagosje me armë në Prishtinë – mes dëshmitarëve edhe Xuxi nga Big...

Plagosje me armë në Prishtinë – mes dëshmitarëve edhe Xuxi nga Big Brother

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmjen e 25 marsit, një incident me armë zjarri ndodhi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku dy persona u plagosën. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, një nga të dyshuarit është Alban Gashi, ndërsa një nga të plagosurit është 41-vjeçari Miftar Miftari.

Ngjarja ndodhi në një kafene në zonën e njohur si “te 4 Llullat”, ku dyshuarit dhe viktimat raportohet se ishin fqinj dhe ndodheshin në të njëjtin ambient kur ndodhi përplasja që përfundoi me të shtëna.

- Advertisement -

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është prania e Xuxit, personazh i njohur nga Big Brother VIP Kosova. Në një video të shpërndarë në rrjet, dëgjohet një zë që thërret “O Xux, a je mirë?”, duke sugjeruar se ai ka qenë në vendngjarje dhe ndoshta dëshmitar i ngjarjes.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim. Deri tani nuk është dhënë një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat