spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:35
HomeSportNuk kanë të ndalur telashet në kombëtare, lëndohet Uzuni

Nuk kanë të ndalur telashet në kombëtare, lëndohet Uzuni

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk po gjen qetësi.

Problemi i fundit i saj është mungesa e një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Myrto Uzuni, shkaku i një dëmtimi.

- Advertisement -

Institucioni i futbollit bëri të ditur se Uzuni ka ardhur i dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve të kryera, është konstatuar se nuk mund të rikuperohet për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Në vend të tij, do të ftohet Indrit Tuci, të cilin Silvinjo e ka takuar personalisht një muaj më parë në Çeki dhe tashmë do të ketë mundësinë që të jetë pjesë e grupit kuqezi.

- Advertisement -

Në repartin e sulmit për shkak të dëmtimeve, në këtë grumbullim mungojnë edhe Armando Broja dhe Rei Manaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat