spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:26
HomeEkonomiAKK: Rritja e çmimeve po e rëndon buxhetin e qytetarëve dhe bizneseve

AKK: Rritja e çmimeve po e rëndon buxhetin e qytetarëve dhe bizneseve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka dalë me reagim për paralajmërimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në reagimin e lëshuar thuhet se tarifat e reja do të jenë një barrë shtesë për familjet kosovare, si dhe për sektorin privat.

- Advertisement -

“Ky vendim vjen pas rritjes së tatimit në pronë, pas ri-vlerësimit të pronës që është bërë nga Ministria e Financave Punës  dhe Transfereve, ka rënduar buxhetin e qytetarëve dhe bizneseve që ka ndikuar edhe në ekonominë lokale në Komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Për më tepër, ka filluar edhe zbatimi i tatimi në tokën bujqësore, duke krijuar një tjetër sfidë për fermerët dhe sektorin agro-industrial, të cilët janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e Bordit të AKK-së.

- Advertisement -

Ndër tjera, në reagim shtohet se  kombinimi i këtyre tre faktorëve – rritja e çmimit të energjisë, rritja e tatimit në pronë dhe tatimi mbi tokën bujqësore, do të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve, duke rritur koston e jetesës dhe duke vështirësuar zhvillimin e bizneseve që ka impakt të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik lokal.

AKK kërkon një koordinim ndërinstitucional por dhe qasje më të balancuar, me qëllim që të mos dëmtohet edhe më tutje stabiliteti ekonomik dhe të ruhet mirëqenia e përgjithshme ekonomike e vendit dhe vetë pushtetit lokal.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat