spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:35
HomeKosovaDrejtësiaAvokati Koci jep detaje nga seanca ndaj të akuzuarve për sulmin e...

Avokati Koci jep detaje nga seanca ndaj të akuzuarve për sulmin e Banjskës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre të akuzuarit për sulmin në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, kanë dalë sot para gjykatës.

Avokati i familjes së policit të vrarë, Arianit Koci ka thënë se janë pajisur me shkresat e landër, të akuzuarit kanë 30 ditë afat për ti kundërshtuar provat dhe ta hudhur poshtë aktakuzën.

- Advertisement -

“Prej tre të akuzuarve, dy nuk u deklaruan fare që konsiderohet se nuk e kanë pranuar fajësinë, i treti tha që fare nuk ka lidhje me këtë aktakuzë”, deklaroi Koci.

Ai shtoi se si avokat i familjes Bunjaku, pret të dënohen të gjithë, pasi ka prova të pakundërshtueshme në këtë rast.

- Advertisement -

“Kam informacione që janë shumë persona tjerë të përfshirë. A do të ngritët një aktakuzë e re apo do të zgjerohet kjo, kjo mbetet strategji e prokurorit. Sidoqoftë hetimet për këtë rast janë të vrullshme dhe në mënyrë intensive po vazhdojnë. Sa i përket 42 personave, ata janë në listën e kuqe të Interpolit dhe nuk mund të dalin nga Serbia dhe do jetë kusht për Serbinë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Koci.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat