spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:25
HomeTeknologjiMes kërcënimeve për mbyllje, aplikacioni kinez prezanton shërbinim e ri

Mes kërcënimeve për mbyllje, aplikacioni kinez prezanton shërbinim e ri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

TikTok Shop ka njoftuar se do të nis shërbimin e tij për përdoruesit në Francë, Gjermani dhe Itali të hënën, duke zgjeruar kështu praninë e saj në Evropë, ndërkohë që TikTok përballet me mundësinë e mbylljes në SHBA nëse pronari kinez, ByteDance, nuk gjen një blerës amerikan.

Platforma e blerjeve e TikTok ka qenë e disponueshme në Britaninë e Madhe që nga viti 2021 dhe u lançuar gjithashtu në SHBA në shtator 2023, ku pati shitje të forta gjatë sezonit të festave vitin e kaluar.

- Advertisement -

Megjithatë, e ardhmja e TikTok në SHBA mbetet e pasigurt për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare dhe mundësisë së një mbylljeje, përderisa ByteDance nuk ka arritur të gjejë një blerës amerikan.

Për të zgjeruar më tej praninë e saj në Evropë, TikTok Shop është duke përpjekur të sjellë më shumë shitës nga Evropa, duke përfshirë shumë tregtarë që shesin produkte drejtpërdrejt nga Kina.

- Advertisement -

Jan Wilk, kreu i operacioneve në TikTok Shop UK, deklaroi se platforma tashmë po bashkëpunon me tregtarët në Francë, Gjermani dhe Itali për të futur produktet e tyre dhe se TikTok Shop do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e TikTok nga e hëna e ardhshme.

Wilk theksoi se pritshmëria është që platforma të përshpejtojë lançimin në Europë, duke mësuar nga eksperienca e lancimit në Britaninë e Madhe, ku duhej bërë shumë edukim dhe eksperimentim për të përshtatur modelin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat