spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
14:35
HomeBotaJD Vance me delegacionin e shkurtuar amerikan arrin në Grenlandë

JD Vance me delegacionin e shkurtuar amerikan arrin në Grenlandë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Trump arritën në një bazë ushtarake amerikane në Grenlandë të premten.

Vance, gruaja e tij, Usha, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Ëaltz dhe sekretari i energjisë, Chris Ëright udhëtuan në territorin danez, ndërsa presidenti Donald Trump vazhdon të flasë hapur për blerjen e Grenlandës.

- Advertisement -

Udhëtimi i së premtes u zvogëlua për nga numri i pjesëmarrësve, të cilët kishin planifikuar që të ndiqnin ngjarje kulturore, një garë me sajë me qen dhe të kalonin kohë duke biseduar me grenlandezët në kryeqytetin Nuuk.

Delegacioni me fuqi të lartë amerikane rishikoi itinerarin e tij mes një reagimi të ashpër nga zyrtarët grenlandë dhe danezë për shkak të komenteve të përsëritura të Trump.

- Advertisement -

Plani fillestar parashihte që zonja e dytë të vizitonte Avannaata Qimussersua, një garë popullore me sajë qensh, së bashku me Waltz-in.

Por ata nuk u ftuan nga autoritetet zyrtare as në Grenlandë dhe as në Danimarkë. Ata u ftuan nga një sponsor privat i garës dhe shoqata e sajë me qen.

Zyrtarët në të dy vendet thanë se vizita dukej si një përpjekje për të ndërhyrë në politikën e brendshme të ishullit dhe për të mbledhur mbështetje për lidhje më të ngushta me SHBA.

Kryeministri në largim i Grenlandës, Mute Egede e quajti vizitën një “provokim”, pjesërisht sepse territori nuk kishte formuar ende një qeveri të re, kur u njoftua udhëtimi, pas zgjedhjeve të 11 marsit.

Disa raporte të mediave grenlandeze dhe daneze sugjeruan se një nga arsyet pse Shtëpia e Bardhë e reduktoi udhëtimin në një ditë të vetme ishte sepse ata e kishin të vështirë të gjenin vendasit të gatshëm për të përshëndetur zonjën e dytë.

Një agjenci udhëtimesh me bazë në Nuuk tha se e anuloi ofertën e saj për të pritur zonjën e dytë pasi fillimisht tha se do ta bënte.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat