spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
14:35
HomeBotaRritet ndjeshëm numri i viktimave nga tërmeti

Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga tërmeti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoritetet ushtarake kanë bërë të ditur se deri më tani 1,644 persona kanë vdekur në tërmetin shkatërrues që goditi Mianmarin të premten, fuqia e të cilit ishte aq e fortë sa tërmeti u ndje në vendet fqinje Tajlandë dhe Pakistan.

Udhëheqja ushtarake e Mianmarit thotë se 3,408 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit, ndërsa 139 janë ende të zhdukur.

- Advertisement -

Viktima ka edhe në Bangkok.

Dhjetë persona kanë vdekur, 42 janë plagosur dhe 78 janë të zhdukur në këtë vend.

- Advertisement -

Autoritetet atje kanë vënë në funksion edhe robotë për të ndihmuar në përpjekjet për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Në Mandalay, qyteti më i afërt me epiqendrën e tërmetit, 90 persona mendohet të jenë të bllokuar nën një ndërtesë apartamentesh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat