spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:02
HomeKosovaDrejtësiaSi “shpëtoi” Shaban Gogaj nga dënimi kapital për vrasjen (me) pa paramendim...

Si “shpëtoi” Shaban Gogaj nga dënimi kapital për vrasjen (me) pa paramendim të Agonis Tetajt?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për zbutjen e dënimit ndaj Shaban Gogajt, i cili akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018.

Me vendimin e datës 8 tetor, atij i është zbutur dënimi me burgim për armëmbajtje pa leje nga 3 në dy vjet.

- Advertisement -

Ndërkohë, dënimi me burgim i është dhënë për 6 vjet e 6 muaj, dënim në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Vendimi u mor nga kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga Kadrie Goga-Lubishtani, Hashim Qollaku dhe Valbona Musliu-Selimaj.

- Advertisement -

Ndryshe, Gjykata Themelore e Pejës në dy vendime e kishte gjetur fajtor Gogajn për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje, duke i shqiptuar dënimin prej 7 vjet e gjashtë muaj.

Për vrasje nga pakujdesia, Gogaj ishte dënuar 5 vjet, kurse për armëmbajtje ishte dënuar me burgim prej 3 vjetës.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë, në vitin 2018, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj e kishte marrë një telefonatë nga një person tjetër, e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet në video se ishte acaruar.

Aktakuza sqaron se Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të rafteve të dyqanit përballë tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të u larguan edhe dy dëshmitarët e rastit A. H. dhe F. Z.

Me të përfunduar bisedën, Shaban Gogaj, nga karrigeje e anës së majtë të banakut, kaloi në karrigen tjetër që gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxori revolen e tij të tipit “Beretta”, në të cilën vendosi karikatorin dhe e mori në shenjë Agonis Tetajn duke e qëlluar me plumb në kokë.

Nga ky plumb Tetaj kishte vdekur në vend.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat