spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
05:51
HomeRajoniShqipëriaKreu i KMSH-së me mesazh të fortë: Jetojmë në një epokë ku...

Kreu i KMSH-së me mesazh të fortë: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë kremtuar këtë të diel (30 mars) Fitër Bajramin, pas një muaji të shenjtë agjërimi gjatë muajit të Ramazanit. Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Bajramit, e cila është mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Në fjalën e tij, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uroi besimtarët, duke shprehur shpresën që Zoti të ketë pranuar agjërimin e tyre dhe t’i ndihmojë ata në përballimin e sfidave të jetës.

- Advertisement -

Kreu i KMSH-së foli gjithashtu për rëndësinë e unitetit, mëshirës dhe drejtësisë, duke rikujtuar vlerat e familjes dhe bashkimit.

“Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është. Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit. Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës. Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin. Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt. Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat