Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta mbajtur Germinë të pastër dhe të bukur.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar ekipin për përkushtimin.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Prishtina 💙💙
Gjatë këtyre pushimeve festive, ekipi ynë i mirëmbajtjes së parqeve është aktiv në orët e hershme të mëngjesit, duke punuar me zell për ta mbajtur Germinë të pastër dhe të bukur. Faleminderit për përkushtimin tuaj të gjithë ekipes dhe Behram Konushevcit, Nezir Volit, Behar Arifit e Ruzhdi Gashit nga NPL „Gjelbër”.