spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
16:08
HomeSiguriaFOTO / Ushtarë amerikanë të KFOR-it ushtrojnë me mitralozë në Gjakovë

FOTO / Ushtarë amerikanë të KFOR-it ushtrojnë me mitralozë në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë zhvilluar trajnime për kualifikimin e armëve me mitralozë M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 1 person

- Advertisement -

“Trajnimi dhe aftësimi i ushtarëve në sisteme të ndryshme armësh është thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it”, u tha në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

- Advertisement -

KFOR-i tha se këto përpjekje janë “pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, avion dhe teksti që thotë "KFOR-USA 島場 Te"

KFOR-i tha si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

KFOR-i kujtoi gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat