Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thekson se strategjia e energjisë e Kosovës parasheh rehabilitimin e thellë të TC “Kosova A” dhe “Kosova B”, investime në burimet vendore dhe përparim në sektorin e energjisë.
“Nga ana tjetër, burimet në investimet në energjinë e ripërtërishme, të cilat përveç se janë më të pastra për shëndetin tonë dhe atë të fëmijëve tanë, po bëhen gjithashtu gjithnjë e më të lira, dhe këto do të shoqërohen me kapacitetin e baterive që i shtohen sistemit përmes programit të MCC që kemi”.
Sipas saj, investim tjetër i madh që do të bëhet në termocentral është rehabilitimi i thellë i dy njësive të TC “Kosova A” për njësinë “A3”, tani më tenderi është shpall në janar dhe janë duke u pritur ofertat për parakualifikim.
“Kjo do ta rrisë kapacitetin e njësive të A-së nga 120 sa është aktualisht në 215 (MGW) përafërsisht. Do të thotë në dy blloqe nëse e shohim ne do te kemi rritje nga 85 në 170 plus 80 në B janë 210. Do të thotë do te kemi rritje të kapacitetit në termocentralet ekzistuese për rreth 210 MGË që është gati sa një bllok i B-së aktualisht, kur të kryhen këto investime”, theksoi ajo, raporton transmetuesi publik.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po ashtu foli edhe për investimet e tjera në këtë sektor.
“Janë 600 giga vat orë në vit që janë ulje e importit së paku për 23 milionë për gjatë viteve në vijim, pra është një rritje e konsiderueshme që vjen vetëm nga modernizimi i termocentralit Kosova B, po ju përkujtoj që në termocentralet e KEK-ut nuk ka pasur asnjë megavat shtim të kapacitetit që nga 40-60 vitet kur janë ndërtuar për më tepër sigurisht që me kalimin e kohës pa pasur më shumë prishje dhe ulje të efiçiencës, rrjedhimisht ulje të prodhimit. Ky sigurisht nuk është i vetmi investim që po bëhet (modernizimi i TC B) këtë e përmenda më qëllim sepse qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që kjo që pritet të ndodhë sivjet një rritje është një vështirësi e përkohshme e cila po bëhet për një qëllim më të madh, kjo është një prej faktorëve, rritja e propozuar nuk është si rrjedhojë e kësaj mirë po kjo është një prej faktorëve e cila duhet të dihet nga qytetarët për hir të transparencës”, tha ajo.



