spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeBotaAmerikaTrump i kishte dërguar teste kundër Covid-it, presidentit rus, Putin

Trump i kishte dërguar teste kundër Covid-it, presidentit rus, Putin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kremlini konfirmoi se ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sa ishte në detyrë, i dërgoi presidentit rus, Vladimir Putin, pajisje testimi të Covid-19 gjatë kulmit të pandemisë.

Ky informacion është dhënë në librin e fundit të gazetarit Bob Woodward.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se testet ishin dërguar, por mohoi pretendimin e librit se të dy udhëheqësit kishin folur me telefon disa herë që kur Trump u largua nga detyra.

“Ne gjithashtu dërguam pajisje në fillim të pandemisë”, tha Peskov në një përgjigje me shkrim kur u pyet për librin. “Por për telefonatat – nuk është e vërtetë”.

- Advertisement -

Libri nga gazetari i njohur raportoi se Trump, sa ishte president në vitin 2020, i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit Abbott, të cilat ishin shumë vështirë të sigurueshme brenda SHBA-ve.

Këtë informatë e kishte mohuar kampi i fushatës së Trump-it, , duke thënë se “asnjë nga këto histori të sajuara nga Bob Ëoodëard nuk janë të vërteta”, ndërsa akuzuan gazetarin për paragjykim.

Zëvendëspresidentja e SHBA dhe kandidatja demokrate për president Kamala Harris u përpoq të përfitonte nga raportimi i librit.

“Ky është vetëm shembulli më i fundit, i qartë se kush është Donald Trump”, tha Harris të martën në një intervistë në The Hoëard Stern Shoë, kur u ftua të komentonte këto zhvillime.

Harris tha se njerëzit po “përpiqeshin të merrnin këto teste”.

“Dhe ky djalë që është president i Shteteve të Bashkuara po i dërgon në Rusi, te një diktator vrasës, për përdorimin e tij personal?. Unë besoj se Donald Trump ka këtë dëshirë për të qenë një diktator. Ai i admiron burrat e fortë dhe luan me ta sepse mendon se janë miqtë e tij dhe po e manipulojnë me kohë të plotë dhe po e manipulojnë me lajka dhe me favor”.

Presidenti Joe Biden kritikoi gjithashtu Trump lidhur me raportin gjatë një mbledhjeje fondesh për senatorin demokrat Bob Casey nga Pensilvania të martën në mbrëmje.

Marrëdhënia e Trump me Putinin është bërë një objektiv për demokratët, duke përfshirë Harris dhe Biden, të cilët po e konsiderojnë kandidatin republikan për president si tepër komod me diktatorët dhe duke rrezikuar sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Trump është mburrur prej kohësh për marrëdhëniet e tij me Putinin, duke përfshirë edhe pretendimin se ai mund të ndërmjetësojë përfundimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës nëse zgjidhet sërish në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë detaje se si do ta arrinte këtë.

Ish-presidenti ka sulmuar Biden lidhur me pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe luftën e Izraelit me Hamasin në Lindjen e Mesme, duke thënë se ato nuk do të kishin ndodhur nëse republikani do të ishte ende në detyrë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat