Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së martës, në Kaçanik.
Pas një sulmi me armë, ka mbetur i vdekur një zyrtar policor.
Ai nuk ka arritur t’i përballoj plagët nga katër plumbat që e kishin goditur.
Mediat raportojnë se zyrtari policor që mbeti i vrarë është M.Lika.
Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.
Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.



