spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:10
HomeKosovaPresidencaOsmani bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve: Bota nuk na...

Osmani bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve: Bota nuk na pret

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar që sa më shpejt të konsitutohet Kuvendi i Kosovës.

Ajo këto deklarata i ka bërë pas konferencës për media me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.

- Advertisement -

“Ka kohë të mjaftueshme deri në përgatitjen e seancës konstituive, i uroj suksese partive politike, Kuvendit dhe shpresoj që ky proces të shkojë sa më mirë. Është me rëndësi që sa më parë të kemi konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie, sepse zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se nuk do të ndërhyjë në çështjet e koalicioneve.

- Advertisement -

“Siç e dini, unë si presidente nuk kam të drejtë vote dhe pavarësisht se në të kaluarën ka pasur president që janë përzier në çështjen e koalicioneve, i konsideroj ato çështje partiake dhe sipas Kushtetutës nuk janë detyrë e imja. Jam besimplotë që deputetët do të bëjnë çmos që kjo seancë të jetë e suksesshme”, ka deklaruar e para e vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat