spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:45
HomeEkonomiDhoma e Tregtisë: Taksa e SHBA-së do ta rëndojë më tej ekonominë...

Dhoma e Tregtisë: Taksa e SHBA-së do ta rëndojë më tej ekonominë tonë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, që t’i vendosë eksporteve nga Kosova taksën prej 10%.

“Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasë ulje përgjatë muajve të fundit”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë.

- Advertisement -

Duke cituar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, DHTI thotë se në dhjetor 2024, eksportet nga Kosova ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kohë që ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë kanalet diplomatike për të mos ndodhur ky vendim”.

- Advertisement -

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i bëri thirrje që t’u dalë në ndihmë bizneseve që preken nga ky vendim.

Presidenti amerikan Donald Trump dje vendosi një tarifë prej 10% për të gjitha importet në SHBA, përfshirë edhe Kosovës. Ndërsa tarifa më të larta ai vendosi për vendet që ai i quan “shkelësit më të këqij”, në një moment vendimtar për tregtinë globale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat