spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:55
HomeEkonomiDhTIK mbështet thirrjet për heqjen e tarifave me SHBA-në

DhTIK mbështet thirrjet për heqjen e tarifave me SHBA-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mbështet thirrjet drejtuar qeverisë për heqjen e tarifave doganore ndaj produkteve amerikane.

DhTIK ka kohë që ka ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje, të cilat u shfaqën si rezultat i vendimit të administratës Trump.

- Advertisement -

DhTIK u ka bërë thirrje institucioneve të nisin negociata që do të shmangnin pasojat negative për Kosovën.

Megjithatë, pavarësisht këtyre thirrjeve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret në nivel zyrtar.

- Advertisement -

DhTIK vlerëson se këto tarifa, edhe pse më të ulëta krahasuar me shumë vende të rajonit, mund të kenë ndikim të rëndë në ekonominë e vendit, sidomos për bizneset që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

DhTIK i bën sërish apel qeverisë për të mbështetur bizneset e prekura nga ky vendim, pasi rrezikohet humbja e qindra vendeve të punës.

Për më tepër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kërkuar vazhdimisht heqjen e tarifave doganore dhe TVSH-së (8% për mallrat esenciale dhe 18% për mallrat e tjera). Megjithatë, asnjë qeveri, duke përfshirë qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, nuk ka ndërmarrë veprime për heqjen e këtyre tarifave.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat