spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeSiguriaUshtriaFOTO / FSK-ja kryen trajnim për menaxhimin e vijave të zjarrit

FOTO / FSK-ja kryen trajnim për menaxhimin e vijave të zjarrit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar Kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

- Advertisement -

Në njoftim bëhet e ditur se ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

- Advertisement -

Po ashtu, në komunikatë thuhet se trajnimi është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale

Postimi i plotë:

Realizohet Kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit” – Gjenerata 01/2025

Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, është realizuar kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”,  gjenerata 01/2025. Ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë përpjekjet e saj për ofrimin e trajnimeve të nivelit  profesional, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përballimin e detyrave ushtarake.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat