spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:52
HomeSiguriaPoliciaTragjedi në Veternik / Shembja e dheu mbyt një punëtor, tjetri dërgohet...

Tragjedi në Veternik / Shembja e dheu mbyt një punëtor, tjetri dërgohet në QKUK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Veternik të Prishtinës.

Viktima është mashkull rreth 40 vjeç.

- Advertisement -

Kjo është konfirmuar për media nga Policia, ku është shtuar se personi tjetër ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

‘‘Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.

- Advertisement -

Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka thënë Policia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat