spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:39
HomeOpinioneEditoriale“Asnjë cent më shumë” – Protesta që mbrojti dinjitetin qytetar

“Asnjë cent më shumë” – Protesta që mbrojti dinjitetin qytetar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Asnjë cent më shumë” – Protesta që mbrojti dinjitetin qytetar

Sot në Prishtinë, u pa një pamje që rrallë ndodh në një shoqëri të lodhur nga padrejtësitë e përditshme: qytetarë të të gjitha moshave, shtresave dhe bindjeve dolën në rrugë, të bashkuar në një zë të vetëm – “Asnjë cent më shumë!” Kjo protestë nuk ishte thjesht një reagim emocional ndaj një vendimi financiar; ishte një akt politik dhe qytetar në kuptimin më të pastër të fjalës.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike është më shumë se sa një rritje e ftohtë në një faturë mujore. Ajo është një goditje direkte ndaj mijëra familjeve që jetojnë me të ardhura minimale, një përbuzje ndaj standardit të jetesës së një populli që ende nuk e ka marrë veten nga goditjet e njëpasnjëshme ekonomike e sociale. Dhe kur shteti e ngre çmimin, por hesht për pasojat e tij, atëherë protesta nuk është vetëm e drejtë – ajo është e domosdoshme.

- Advertisement -

storm• solidarizohet me kërkesën qytetare për barazi energjetike dhe transparencë institucionale. Ne refuzojmë logjikën që pasojat e paaftësisë menaxheriale dhe të mungesës së planifikimit strategjik duhet t’i bartin gjithmonë qytetarët. Rryma është e drejtë bazike – jo privilegj i atyre që kanë më shumë.

Nëse protestat e tilla ndodhin në një vend që aspiron drejt Evropës, atëherë institucionet duhet të mësohen me faktin se qytetari nuk është më spektator. Ai është pjesëmarrës. Është kontrollues. Është kritik. Dhe po, edhe protestues.

- Advertisement -

Në fund të ditës, kjo nuk është një betejë thjesht për çmimin e kilovatit. Është një betejë për të drejtën për të jetuar me dinjitet. Dhe kur kjo e drejtë shkelet – atëherë heshtja është bashkëfajësi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat