Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i injoron lajmet që kanë qarkulluar rreth dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit.
Ai po akuzohet për falsifikimin e një deklarate noteriale.
Deri më tani nga këngëtari nuk ka pasur ndonjë reagim.
Luizi ka vendosur të merret me projektet e tij muzikore.
Ai publikoi një video në Instagram, ku paralajmëroi këngën më të re me këngëtaren e njohur Teuta Selimi, të titulluar “Lamtumirë”.