spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:35
HomeBotaKërcënimet me armë bërthamore, NATO nis stërvitjen e madhe

Kërcënimet me armë bërthamore, NATO nis stërvitjen e madhe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

NATO do të nisë stërvitjen e saj vjetore bërthamore të hënën.

Kështu ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.

- Advertisement -

Këto stërvitje po ndodhin në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin, po shton kërcënimet me armë bërthamore.

Avionët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 avionëve nga 13 vende që marrin pjesë në stërvitjen Steadfast Noon, të organizuar nga Belgjika dhe Holanda.

- Advertisement -

“Në një botë të pasigurt është me rëndësi jetike që të testojmë mbrojtjen tonë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë, në mënyrë që kundërshtarët tanë të dinë se NATO është gati dhe në gjendje t’i përgjigjet çdo kërcënimi,” tha Rutte në Londër pas takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“E gjithë stërvitja do të fokusohet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe në Belgjikë dhe Holandë”, shtoi ai.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat