spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
05:44
HomeRajoniShqipëriaKallas: Viti 2030, si objektiv realist për integrimin e Shqipërisë

Kallas: Viti 2030, si objektiv realist për integrimin e Shqipërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, e cilësoi sot vitin 2030 si një objektiv realist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por theksoi se ky qëllim varet nga përmbushja e reformave dhe zbatimi i tyre në praktikë.

Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës zyrtare të Kallas në Tiranë.

- Advertisement -

“Viti 2030 është një objektiv realist, nëse të dyja palët bëjnë mirë detyrat e shtëpisë. Nuk mjafton vetëm miratimi i reformave, por është thelbësore që ato të zbatohen”, tha Kallas.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për rolin e reformave në drejtësi, veçanërisht ato që lidhen me luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, Kallas vuri në dukje se sundimi i ligjit është jetik, jo vetëm për integrimin evropian, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

“Shteti i së drejtës është një nga themelet e Bashkimit Evropian, por edhe themeli i mirëqenies së një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, ata do të kenë besim të investojnë në ekonominë tuaj”, theksoi ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat