spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:55
HomeEkonomiQeveria kundër rritjes së çmimit për 60 % të konsumatorëve

Qeveria kundër rritjes së çmimit për 60 % të konsumatorëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është deklaruar në lidhje me çështjen e shtrenjtimit të rrymës.

Ajo ka thënë se arsyeja se pse qeveria ka kërkuar nga ZRRE-ja që të mos ketë rritje të çmimit të rrymës  për konsumatorët që nuk e kalojnë kufirin e 800 kilovatë orë (kWh), është sepse këta të fundit e përbëjnë rreth 60 për qind të konsumatorëve në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas ministres, vetëm 5 për qind e kalojnë këtë prag përgjatë gjithë vitit, ndërsa 35 për qind në disa muaj të vitit.

Siç thotë ajo, për bllokun mbi 800 kWh, kanë propozuar rritja të jetë sa më e ulët, pa cenuar sigurinë e furnizimit.

- Advertisement -

Ajo në KTV ka deklaruar edhe se qeveria nuk dëshiron që ‘‘të ketë rritje për askënd’’.

Rizvanolli ka kërkuar gjithashtu nga ZRRE-ja që të realizohen analiza më të thella për të vlerësuar nëse rritja e çmimit ka qenë e shmangshme, dhe nëse po, të mbahet përgjegjës operatori përkatës. Ajo ka theksuar se humbjet në rrjet arrijnë 15 për qind, shumë më tepër se norma mesatare në Bashkimin Evropian prej 5-6 për qind.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat