spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:56
HomeBotaEvropaBE ndalon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së , "iu jep një shans negociatave"

BE ndalon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së , “iu jep një shans negociatave”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian ka pezulluar përkohësisht kundër-tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara për të vazhduar më tej bisedimet me administratën e Donald Trump se si të zgjidhej ajo që, deri pak orë më parë, po konsiderohej si një luftë tregtare gjithëpërfshirëse.

Pezullimi do të qëndrojë në fuqi për të paktën 90 ditë.

- Advertisement -

Kundër-tarifat, të vendosura si reagim ndaj detyrimeve të Trump për çelikun dhe aluminin, u miratuan të mërkurën nga vendet anëtare, duke synuar pothuajse 21 miliardë euro në produkte amerikane si; sojë, bakër, hekur, motoçikleta, varka dhe lëng portokalli.

Pjesa e parë, me vlerë prej 3.9 miliardë euro, ishte planifikuar të hynte në fuqi më 15 prill.

- Advertisement -

“Ne duam t’i japim një shans negociatave”, tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, në një deklaratë të shkurtër të enjten pasdite.

“Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që panë mbështetje të fortë nga vendet tona anëtare, ne do t’i vendosim ato në pritje për 90 ditë. Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të fillojnë”

Vendimi i Von der Leyen vjen vetëm disa orë pasi Trump, nën presionin e madh nga tregjet, njoftoi se “tarifat reciproke” të tij të vetëquajtura do të ndaleshin për 90 ditë.

“Mos u hakmerrni dhe do të shpërbleheni”, tha Shtëpia e Bardhë.

Blloku fillimisht ishte goditur nga një normë prej 20% nën këto tarifa gjithëpërfshirëse, duke tronditur Brukselin dhe kryeqytetet e tjera. Zyrtarët e Komisionit e hodhën poshtë formulën e Shtëpisë së Bardhë si “as të besueshme dhe as të justifikuar” dhe u zotuan se do të hakmerren “aty ku të dhemb”.

Pas përmbysjes së Trump, importet e BE-së në Amerikë do të vazhdojnë të goditen me normën bazë prej 10%. Çeliku, alumini dhe makinat do të mbeten subjekt i një tarife të veçantë prej 25%.

Von der Leyen vuri në dukje se puna e brendshme për të përgatitur “kundërmasa të mëtejshme” do të vazhdojë, duke sinjalizuar pasiguri të thellë për të ardhmen e politikave tregtare të Trump.

“Siç kam thënë edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tryezë”, tha ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat