spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:01
HomeSportCristiano Ronaldo surprizon fansat

Cristiano Ronaldo surprizon fansat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Cristiano Ronaldo ka vendosur të zgjerojë horizontet përtej futbollit, duke u përfshirë në industrinë e filmit.

Ylli portugez ka themeluar studion e pavarur ‘UR-Marv’ në bashkëpunim me regjisorin e njohur Matthew Vaughn, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e tij profesionale.

- Advertisement -

“Është një kapitull emocionues për mua, pasi kërkoj mundësi të reja biznesi,” – është shprehur Ronaldo në një intervistë të fundit, duke konfirmuar ambiciet e tij përtej sportit.

Studioja e re synon të sjellë një qasje unike në industrinë e filmit, duke ndërthurur teknologjinë më të avancuar me vlera tradicionale kinematografike.

- Advertisement -

Kjo nismë ka nisur me financimin e përbashkët të dy filmave aksion, që janë pjesë e një seriali më të gjerë.

Aktorët tashmë janë në procesin e punës për filmin e tretë, ndërsa pritet që shumë shpejt të publikohen detajet e para rreth prodhimit të parë të ‘UR-Marv’.

Gjatë ditës së nesërme në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutmi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 12:00 grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajë protestën e radhës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat