Një aksion simbolik kundër rritjes së çmimit të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorë, ka nisur sonte para objektit të Ministrisë së Ekonomisë.
Aty aktivistët e ‘’Asnjë cent ma shumë’’, vendosën qirinj në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi, i cili pritet të hyjë në fuqi nga ZRrE qysh nesër.
Gjatë ditës së nesërme në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutmi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Po ashtu gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 12:00 grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajë protestën e radhës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.



