spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
03:55
HomeRajoniShqipëriaBerisha përlotet gjatë fjalimit në çeljen e fushatës së PD-së

Berisha përlotet gjatë fjalimit në çeljen e fushatës së PD-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim emocional gjatë hapjes së fushatës së PD-së, duke iu drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetësit e rinj të partisë.

Ai theksoi se Shqipëria është madhështore, duke i cilësuar qytetarët si ata që e duan atdhenë dhe vlerat e lirisë.

- Advertisement -

Gjithashtu, Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje me figura të dyshimta, si ish-ministri Beqaj dhe kryebashkiaku Veliaj.

Fjalimi i tij ishte mbushur me mesazhe për unitet dhe angazhim për një Shqipëri më të mirë.

- Advertisement -

Sali Berisha: Mirëmbrëma qytetarë të Tiranës. E keni bërë sot këtë shesh më të bukurin në Europë. Përshëndetje të sinqerta të rinjve të PD-së, krenaria jonë kombëtare. Urimet më të përzemërta z Chris La Civita, kryetar i Komitetit të Partisë Republikane, arkitekti të rikthimit më të jashtëzakonshëm, rikthimit të presidentit Donald Trump. Sonte jam më i emocionuar se asnjëherë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj për të, e dashurisë për familjen dhe idealeve të lirisë. Krahu tjetër është me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Ramën që ka në krah Beqajn, Veliajn, ka në krah MCGonigal. Rama, e ka të vështirë sonte natën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat