spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeKosovaPresidencaPak ditë pas njohjes, Osmani takon kryediplomatin kenian

Pak ditë pas njohjes, Osmani takon kryediplomatin kenian

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, Musalia Mudavadi.

Takimi ndodh pak kohë pasi Kenia njohu Kosovën.

- Advertisement -

“Pas vendimit historik për njohjen e Kosovës nga Kenia, në Turqi u takova me Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi, të cilin e falënderova edhe një herë për këtë hap të rëndësishëm, i cili kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë. Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë”, ka shkruar Osmani në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat